DELTA Group

DELTA Group është një lider në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit të materialeve ndërtimore, duke operuar me marka të njohura si Delta Home, Deutschcolor, Thermoswiss, dhe DAST. Për një grup kaq të madh e të shpërndarë, u kërkua një zgjidhje e integruar për gjurmimin në kohë reale të flotës, si dhe raportim të detajuar për logjistikën dhe përdorimin e mjeteve.

Qëllimi i Projektit

  • Të sigurohet monitorim i centralizuar i mjeteve në të gjitha kompanitë që përfshihen nën ombrellën e DELTA Group

  • Të mundësohet planifikim më i mirë logjistik për shpërndarje dhe transport

  • Të ulet konsumi i karburantit dhe shpenzimet e padobishme operative

  • Të përmirësohet siguria dhe transparenca në përdorimin e automjeteve

Zgjidhja jonë

      • Instalim i pajisjeve GPS për automjete transporti, mjetet e terrenit dhe flotën administrative

      • Platformë multi-kompani me llogari të ndara dhe kontroll të centralizuar

      • Raporte të personalizuara sipas kompanisë dhe departamentit

      • Alarme për mirëmbajtje, ndalesa të paplanifikuara dhe tejkalim shpejtësie

Projekti

Klienti:

DELTA Group

Vendndodhja:

Tiranë, Shqipëri

Viti:

2022

Sherbimi

Gjurmim GPS dhe Zgjidhje për Menaxhimin e Flotës

Kontakto me ne