GPS Platform Albania nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me BAMI sh.p.k.
Një bashkëpunim i rëndësishëm në sektorin e ndërtimit, për menaxhimin dhe gjurmimin GPS të flotës me mbi 150 mjete pune në Shqipëri.
GPS Platform Albania ka kënaqësinë të njoftojë partneritetin e ri me BAMI sh.p.k., një nga kompanitë më të konsoliduara të ndërtimit në vend, e cila operon me një flotë të gjerë mjetesh ndërtimi dhe transporti.
Ky bashkëpunim përfshin instalimin dhe menaxhimin e sistemeve të avancuara të gjurmimit GPS nga GPS Platform Albania, duke mundësuar monitorimin në kohë reale të mbi 150 mjeteve që përdoren në projektet infrastrukturore të kompanisë BAMI sh.p.k. në mbarë Shqipërinë.
Përmes platformës sonë telematike GPA, kompania do të ketë qasje në të dhëna të detajuara për vendndodhjen, orët e punës, konsumin e karburantit, performancën e motorëve dhe statusin e mirëmbajtjes së mjeteve.
Kjo zgjidhje do të ndihmojë BAMI sh.p.k. në rritjen e efikasitetit operativ, uljen e kostove dhe rritjen e sigurisë së flotës. Partneriteti pasqyron besimin që kompanitë e mëdha shqiptare kanë ndaj GPS Platform Albania si një partner i besueshëm për zgjidhje moderne të gjurmimit satelitor dhe telematikës.
Për më shumë informacion mbi kompaninë BAMI, vizitoni www.bami.al.
Lexoni më shumë rreth shërbimeve tona të monitorimit GPS në www.gpa.al.
Data: 08.03.2023
Vendi: Tiranë, Shqipëri