DELTA Group është një lider në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit të materialeve ndërtimore, duke operuar me marka të njohura si Delta Home, Deutschcolor, Thermoswiss, dhe DAST. Për një grup kaq të madh e të shpërndarë, u kërkua një zgjidhje e integruar për gjurmimin në kohë reale të flotës, si dhe raportim të detajuar për logjistikën dhe përdorimin e mjeteve.
Qëllimi i Projektit
Të sigurohet monitorim i centralizuar i mjeteve në të gjitha kompanitë që përfshihen nën ombrellën e DELTA Group
Të mundësohet planifikim më i mirë logjistik për shpërndarje dhe transport
Të ulet konsumi i karburantit dhe shpenzimet e padobishme operative
Të përmirësohet siguria dhe transparenca në përdorimin e automjeteve
Zgjidhja jonë
Instalim i pajisjeve GPS për automjete transporti, mjetet e terrenit dhe flotën administrative
Platformë multi-kompani me llogari të ndara dhe kontroll të centralizuar
Raporte të personalizuara sipas kompanisë dhe departamentit
Alarme për mirëmbajtje, ndalesa të paplanifikuara dhe tejkalim shpejtësie
Projekti
Klienti:
DELTA Group
Vendndodhja:
Tiranë, Shqipëri
Viti:
2022
Sherbimi
Gjurmim GPS dhe Zgjidhje për Menaxhimin e Flotës