Hako është një nga kompanitë më të njohura në Shqipëri në fushën e përpunimit të mishit, e themeluar në vitin 1994 nga familja Hako. Me një prodhim vjetor prej mbi 4000 ton dhe më shumë se 200 punonjës, kompania operon me një rrjet të gjerë shpërndarjeje që përfshin të gjithë vendin. Kërkesa e tyre ishte një zgjidhje efikase dhe e qëndrueshme për menaxhimin e flotës së automjeteve që shpërndajnë produkte ushqimore të ndjeshme.
Qëllimi i Projektit
Të sigurohet gjurmim 24/7 për automjetet që shpërndajnë produktet ushqimore
Të monitorohet temperatura dhe kohëzgjatja e ndalimeve gjatë shpërndarjes
Të rritet efikasiteti i logjistikës dhe planifikimit të rrugëve
Të reduktohen kostot operative dhe konsumi i karburantit
Zgjidhja jonë
Pajisje GPS të instaluara në të gjithë flotën e shpërndarjes
Platformë për gjurmim të detajuar, me alarme për ndalesa të gjata ose devijime nga rruga
Raporte automatike ditore, për drejtuesit dhe menaxherët logjistikë
Integrim i sistemit të alarmeve për mirëmbajtje të planifikuar të automjeteve
Projekti
Klienti:
Hako Sh.p.k
Vendndodhja:
Tiranë, Shqipëri
Viti:
2023
Sherbimi
Gjurmim GPS dhe Zgjidhje për Menaxhimin e Flotës